Telegrafi

Skivi gjithashtu kujton kohën e 10 viteve më parë, kur si “Skillz” këndonin bashkë me Stinen

Foto: Skivi/Instagram

Tashmë është bërë virale sfida e famshme “10 Years Challenge”, e cila sfidon personazhet në publikimin e fotografive të 10 vite më parë.

Kësaj sfide u janë përgjigjur shumë prej personazheve të famshme publike, të cilët kanë bërë krahasimin e fotografive të sotmen, me ato që kanë realizuar një dekadë më parë.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe reperi i njohur Skivi, i cili ka publikuar një fotografi të 10 viteve më herët, në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Bëhet fjalë për kohën kur ai ishte pjesëtar i grupit “Skillz”, bashkë me rap-artistin tjetër të njohur, Ledri Vula.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në fotografinë e publikuar, Skivi shfaqet pranë artistit nga Shqipëria, Stine, me të cilin në atë kohë kanë pasur një bashkëpunim shumë të suksesshëm të titulluar “Ndaloje vrapin”.

Nuk kanë munguar edhe pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat, të cilët gjithashtu kanë ndjerë nostalgji për atë kohë.

Është përfolur muajve të fundit për një rikthim të mundshëm të grupit “Skillz”, gjë e cila mbetet të shihet. /Telegrafi/