Telegrafi

Skivi dhe Gena lansojnë klipin e këngës “Kijamet”

Skivi i ka bashkuar forcat me Genën për të realizuar këngën “Kijamet”, të cilën e kanë sjellë të kompletuar nga ana vizuale.

Reperi i BabaStars e ka shkruar tekstin e kësaj kënge që është e përshtatshme për sezonin e verës.

Për prodhimin dhe muzikës është kujdesur Bigdeal Records.

Ana vizuale është xhiruar nga produksioni XL Films.

“Dita nata” është një prej projekteve më të fundit që ka lansuar gjatë këtij viti Visar Shala.

Nga ana tjetër, Gena dy javë më parë e publikoi duetin me Greta Koçin, “Si më parë”.

Bashkëpunimi i ri pritet të pëlqehet nga fansat e dytë këngëtarëve. /Telegrafi/