Telegrafi

Skivi dhe Blero protagonistë në klipin e këngës “Du me dit” të Gadaf dhe Mercy

Gadaf, Mercy, Skivi, Blero (Foto: YouTube/ArkivaShqip)

“Du me dit” titullohet kënga më e re nga Gadaf dhe Mercy që është realizuar me videoklip.

Produksioni i XL Films është kujdesur për xhirimet e videos muzikore të kësaj kënge.

Blero (Foto: YouTube/ArkivaShqip)

Projekti është prodhim i Massive Music dhe Celik (Granit Gashi).

Tekstin e kanë shkruar Egzon Ademi (Mercy), Gadaf Dërnjani dhe Skivi.

Në videoklipin e “Du me dit” spikat prezenca e Blero Muharremit dhe Skivit.

Dy yjet e njohura të skenës shqiptare janë vetëm protagonistë të klipit dhe nuk interpretojnë në këngë.

Skivi (Foto: YouTube/ArkivaShqip)

Ndërkohë që të dy këngëtarët kanë ardhur me projektet e tyre muzikore gjatë kësaj vere. /Telegrafi/