Vetëm dy javë më parë, reperi nga Shqipëria, Skerdi, publikoi këngën e re të titulluar “Amelia”.
Ai së fundmi u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë rreth jetës dhe karrierës profesionale përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.
Një nga pyetjet e ndjekësve ishte në lidhje me këngën e fundit të reperit, duke pyetur se përse mban titullin “Amelia”.
“Kush është Amelia kështu?”, ka qenë pyetja – një përgjigje e së cilës nuk mungoi as nga artisti i njohur.
“Amelia i përgjithëson të gjitha femrat që e kanë një të kaluar jo të mirë me bashkëshortin. Ky ka qenë edhe thelbi i tekstit që jam munduar deri diku të tregoj që një lidhje gjithmonë rrëzohet atëherë kur lindin probleme që nuk përballohen”, ka sqaruar Skerdi.
Përkundër kësaj, reperi shqiptar është duke punuar në prurje të reja dhe pritet t’i lansojë ditëve në vijim. /Telegrafi/