Site icon Telegrafi

Skena të nxehta dhe femra që kërcejnë në klipin e ri të Bleros dhe Muharrem Ahmetit (Foto)

Këngëtari Blero dhe Muharrem Ahmeti këtë të diele sjellin bashkëpunimin e tyre më të ri.

Kësaj here ata vijnë me një këngë të re ritmike, e cila është punuar në studion e Bleros, me tendencën për të qenë një nga hitet e kësaj vere.

Interesante për publikun do të jetë përzierja e rrymave muzikore, pasi kjo këngë sjell në bashkëpunim këngëtarë të dy stileve: pop dhe tallava.

Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, i cili në tërësi janë realizuar nga produksioni XL Films.

Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive, të cilat tregojnë se klipi i ri këngëtarëve do të jetë mjaft i nxehtë, dhe në të nuk do të mungojnë skenat e dëfryera, pranë modeleve të bukuraa që do të kërcejnë. /Telegrafi/

Exit mobile version