Lionel Messi u vërshua nga fansat teksa dilte nga dyqani i kompanisë Adidas në Miami, duke na sjell disa skena të egra.
Messi po vendoset mirë te Inter Miami, pasi ka shijuar një fillim të shkëlqyeshëm të jetës në klubin e tij të ri pas largimit të tij nga Paris Saint-Germain .
Ai tashmë ka tre gola në emër të tij pasi shënoi një supergol nga goditje e dënimit në minutën e fundit ndaj Cruz Azul në debutimin e tij për klubin.
Sulmuesi argjentinas e vazhdoi atë performancë me dy gola kundër Atlanta United, ku ai gjithashtu dha një asistim në fitoren 4-0 të skuadrës së tij.
Tifozët po mbushin shkallët e stadiumin DRV PNK për të shijuar madhështinë e Messit dhe u larguan sapo ai la fushën në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën.
Njerëzit po ndjekin gjithashtu Messin rreth Miamit, me një video që tregon një turmë të madhe të mbledhur jashtë një dyqani lokal të Adidas.
Messi can't shop in peace,this is like an organised event.🤣pic.twitter.com/VGzwwB2JZE
— George Addo Jnr (@addojunr) July 29, 2023
Klipi tregon fansat duke brohoritur emrin e tij, me gruan e tij Antonela Roccuzzo që i çon fëmijët e tyre në makinë.
Një tifoz madje u hodh mbi Messin për një ‘selfie’ dhe u desh vetëm ndërhyrja e sigurimit për ta futur atë brenda automjetit për t’u kthyer në shtëpinë e tij. /Telegrafi/
Messi went to Miami to have a chilled life away from the chaos of stepping out… but but pic.twitter.com/e17F74Xmdo
— Leo Messi 🔟 Fan Club (@WeAreMessi) July 29, 2023