Site icon Telegrafi

Skena qesharake në stërvitjet e Man Cityt: Haaland ‘shpërthen’ në të qeshura me veprimin e Guardiolas ndaj Grealish

Pep Guardiola derdhi ujë të ftohtë mbi flokët e Jack Grealish në një skenë gazmore në stërvitjen parasezonale të Manchester City.

Kampionët e Ligës Premier janë në para-sezon në Shtetet e Bashkuara përpara miqësores së tyre të parë kundër Club America në stadiumin “NRG”.

Skuadra prej 26 lojtarësh, e cila nuk përfshin Ilkay Gundogan, Phil Foden, Aymeric Laporte dhe John Stones, ka marrë pjesë në stërvitje të brendshme dhe të jashtme.

Lexo po ashtu Haaland e Alvarez ia bënë “ferr” stërvitjet Edersonit – gardiani i Cityt dukej i ‘stresuar’

Vapa ka qenë e madhe jashtë dhe kështu Guardiola mendoi se do ta ndihmonte nënshkrimin e tij prej 120 milionë euro në këtë aspekt.

Ai hodhi pak ujë të ftohët në kokën e Grealish, ndërsa transferimi i ri Erling Haaland nuk mundi të mos qeshte.

Lexo po ashtu Gjigantët evropianë të 'çmendur' pas sensacionit të Palmeiras - lum ofertash për 15 vjeçarin

Për sa i përket seancës aktuale, Haaland dhe sulmuesi i ri Julian Alvarez ishin në formë të mirë gjatë stërvitjes së gjuajtjes.

Në pamjet e postuara nga llogaria zyrtare e klubit në Twitter, dyshja nuk treguan mëshirë para portës, duke kaluar  në disa raste një Ederson të pafuqishëm. /Telegrafi/

Exit mobile version