Site icon Telegrafi

Skena post-apokaliptike: Shihni si duket sot fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol

Në mesin e muajit maj, rreth 2500 luftëtarë ukrainas iu dorëzuan forcave ruse në Azovstal pas një mbrojtjeje të gjatë dhe heroike, duke i dhënë fund rrethimit të Mariupolit.

Sot fabrika e çelikut është braktisur dhe shihet se është shkatërruar plotësisht.

Kjo mund të shihet në një video të postuar në Twitter nga Country Politics dhe të shpërndarë nga stacioni televiziv opozitar bjellorus NEXTA.

“Azovstal” ishte kalaja e fundit e mbetur e ukrainasve kundër sulmit masiv të ushtrisë ruse në pjesën jugore të Ukrainës.

Sipas të dhënave të tetorit, të paraqitura nga shefi i shtabit të “Azov” Bogdan Krotevich, rreth 2000 mbrojtës të Mariupol janë ende në robërinë ruse.

Disa prej tyre – më shumë se 100 – u liruan në shkëmbimin më të madh të të burgosurve midis Kievit dhe Moskës më 22 shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version