Telegrafi

Skena emocionale kur Henderson dhe Klopp festojnë titullin e Ligës së Kampionëve

Jurgen Klopp është njëri ndër më meritorët që Liverpooli arriti ta mposhte Tottenham Hotspurin në finalen e Ligës së Kampionëve, për ta fituar kështu titullin e gjashtë në histori.

Golat e Mohamed Salah dhe Divock Origi, bënë që ‘The Reds’ ta fitojnë titullin e garës më të madhe në Evropë për klube, por edhe për ta dërguar në Anfield trofeun për herë të parë që nga viti 2005.

Siç mund të shihet edhe në video, Jurgen Klopp është shumë i afërt me lojtarët e tij, derisa në një moment e kanë tradhtuar edhe lotët, së bashku me Jordan Hendersonin.

Kapiteni dhe trajneri i Liverpoolit filluan të qanin, ndërsa më pas pjesa tjetër e lojtarëve iu bashkuan për të festuar me tifozët që kishin arritur në një numër të madh në Wanda Metropolitano.

Klopp kishte dështuar në sezonin e kaluar ta fitonte Ligën e Kampionëve, pasi ishte mposhtur në finale nga Real Madridi në Kiev, mirëpo në këtë sezon ishin edhe më fantastikë, duke e arritur qëllimin e tyre. /Telegrafi/