Telegrafi

Skema e përgatitur nga Shaqiri dhe Alexander-Arnold në momentin e golit të katërt

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Divock Origi e ka shënuar golin e dytë personal dhe të katërtin për Liverpoolin në ndeshjen kundër Barcelonës.

Redsat kanë bërë një paraqitje fantastike në sfidën kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër katalunasve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve

Goli i katërt u shënua në minutën e 79-të, ndërsa erdhi nga një skemë ndërmjet Xherdan Shaqiri dhe Trent Alexander-Arnold.

Derisa mesfushori shqiptar u nis drejt këndit për ta ekzekutuar goditjen, mbrojtësi i krahut e pa të lirë Origin në zonë dhe ia pasoi topin, ndërsa ai e elektrizoi akoma më shumë stadiumin në Anfield.

Ishte një taktikë e ngjashme me gjuajtjen e lirë në ndeshjen ndaj NeWcastle United që po ashtu rezultoi në gol. Pos që në atë ndeshje ndodhi ndërrimi i lojtarëve dhe asistimin e dhuroi Shaqiri. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Ne rast se ju ka ikur, prapaskena te asistimi i Shaqirit tregon se Van Dijk është lideri i Liverpoolit