Divock Origi e ka shënuar golin e dytë personal dhe të katërtin për Liverpoolin në ndeshjen kundër Barcelonës.
Redsat kanë bërë një paraqitje fantastike në sfidën kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër katalunasve.
Goli i katërt u shënua në minutën e 79-të, ndërsa erdhi nga një skemë ndërmjet Xherdan Shaqiri dhe Trent Alexander-Arnold.
Derisa mesfushori shqiptar u nis drejt këndit për ta ekzekutuar goditjen, mbrojtësi i krahut e pa të lirë Origin në zonë dhe ia pasoi topin, ndërsa ai e elektrizoi akoma më shumë stadiumin në Anfield.
Ishte një taktikë e ngjashme me gjuajtjen e lirë në ndeshjen ndaj NeWcastle United që po ashtu rezultoi në gol. Pos që në atë ndeshje ndodhi ndërrimi i lojtarëve dhe asistimin e dhuroi Shaqiri. /Telegrafi/