Site icon Telegrafi

Zbuluesi i talentëve i Unitedit impresionohet nga paraqitja e Muriqit ndaj Alanyasporit

Manchester United duket se është mjaftë i interesuar në transferimin e Vedat Muriqit nga Fenerbahce në afatin kalimtar dimëror.

Sulmuesi i skuadrës turke po kalon nëpër një formë tejet të lartë, derisa ka arritur të marrë vëmendjen edhe të skautëve të Djajve të Kuq.

Lojtari 25-vjeçar po kalon nëpër një formë të mirë edhe te Përfaqësuesja e Kosovës, e që kjo ka bërë që skuadra angleze të tentojë transferimin e tij.

Sipas mediave në Turqi, zbuluesi i talentëve i Unitedit, Krsto Kiribalda, ishte i pranishëm në humbjen 3-1 që Fenerbahce e pësoi ndaj Alanyasporit në fundjavën që shkoi.

Lexo po ashtu Shumë skuadra të mëdha pas tij, Muriqi flet rreth ofertave

Bëhet e ditur se zbuluesi i talentëve i skuadrës angleze ka mbetur i kënaqur nga paraqitja që pa nga sulmuesi shqiptar.

Muriqi ishte asistues në golin e vetëm të shënuar për Fenerbahcen, derisa këta të fundit thuhet se i duan 50 milionë euro nga shitja e sulmuesit. /Telegrafi/

Exit mobile version