Është regjistruar një shofer, i cili shikonte film në ekranin që ka përpara, derisa ishte duke vozitur.
Jon Ashley, kur u ndal tek semafori, në Farehan të Hampshiret në Londër, ka parë që në veturën përpara është një ekran i vogël duke shfaqur filmime.
Me të rritur fokusin, shihet se ekrani është i vendosur në pjesën e përparme të veturës Ford Fiesta, transmeton Telegrafi.
Ashley, që e ka regjistruar ngjarjen, ka thënë se shoferi i panjohur e ka vazhduar rrugën edhe më tutje me ekranin ndezur. /Telegrafi/