Telegrafi

Skandaloze: Vajza nëntëvjeçare voziti veturën, sepse prindërit i kishte të dehur (Video)

Në Wisconsin të Shteteve të Bashkuara, nëna dhe i dashuri i saj kanë qenë shumë të dehur për të vozitur, andaj e kanë detyruar vajzën të drejtojë veturën.

Policia është njoftuar për një vozitjen e shkujdesur të një veture, që dilte gjatë tërë kohës nga rruga, ndërsa trafiku ishte i ngjeshur, transmeton Telegrafi.

Jason Roth dhe Amanda Eggert janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave për neglizhencë dhe rrezikim të sigurisë në shkallë të dytë.

Në veturën që është vozitur nga vajza e vogël, ka qenë edhe vëllai i saj 11-muajsh.

Derisa fëmijët janë në kujdestarinë e tezes, të rriturit janë në mbajtje dhe do të përballen së shpejti me drejtësinë. /Telegrafi/