Site icon Telegrafi

Skandaloze, sekuestrohen medikamente në tualetin e një auto-shkolle në Ferizaj (Foto)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me njësit Policore në rajonin e Ferizajt kanë ushtruar disa bastisje ku edhe kanë gjetur sasi të konsiderueshme të barnave të cilat janë futur ilegalisht në Kosovë.

Në rastin e parë, aksioni ka filluar me kontrollimin e tri barnatoreve si dhe një poliklinike. Gjatë kontrollit në barnatore nuk janë hasur parregullsi në aspektin e taksave derisa në podrumin e poliklinikës janë hasur sasi të konsiderueshme të barnave të cilat janë konfiskuar menjëherë.

Pas numërimit janë evidentuar 597 paketime barna disa me banderola të Serbisë, të gjitha barnat e gjetura janë konfiskuar.

Aksioni tjerët është zhvilluar në një lokacionin më saktësisht tek një subjekt i cili ka veprimtari kryesore të regjistruar si auto-shkollë ku ka pasur dyshime për kontrabandim dhe strehim të mallrave, respektivisht medikamente, raporton Telegrafi.

Gjatë kontrollit të këtij subjekti është gjetur një mini-depo e improvizuar për barna në tualetin e këtij lokali.

Pas numërimit të sasisë totali ishte 684 paketime me barna të kontrabanduara. Totali i këtyre aksioneve ishte 1281 paketime të zbuluara dhe të konfiskuara, në të dy rastet kompanitë janë gjobitur si dhe lëndët kanë vazhduar për hetime, derisa vlera e këtyre barnave kalon shumën prej 5000 eurove.  /Telegrafi/

Exit mobile version