Telegrafi

Skandaloze: I vizatoi në veturë të gjitha shkeljet që i ka bërë në trafik

Një shofer ka zgjuar interesim në rrjete sociale, pasi ka vizatuar në veturë rastet dhe numrin se sa herë ka rënë ndesh me ligjin.

Me nga një vizë anash çiklistit, ai tregon se ka goditur plot shtatë herë: pesë motoçiklistë, tre pensionistë, dy njerëz në karrocë e madje edhe një veturë policie.

Nëse këto janë të vërteta, djaloshi i ri që ndodhet mbi timon jo vetëm se është një ofendues, por edhe shoferi më i keq në histori, transmeton Telegrafi.

Sa i përket vërtetësisë, askush nuk ka dhënë ndonjë mendim zyrtar, por sikur ky i ri të ketë kryer 13 shkelje të rënda në trafik, vështirë se do të ishte sërish mbi timon. /Telegrafi/