Ambasadori i Ukrainës në Turqi, Vasyl Bodnar, dënoi thirrjet e tifozëve të Fenerbahçes që glorifikuan presidentin rus, Vladimir Putin gjatë ndeshjes me Dynamo Kyiv në raundin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.
“Futbolli është një lojë e ndershme. Dinamo e Kievit ishte më e mirë mbrëmë. Është e trishtueshme të dëgjosh thirrjet e tifozëve të Fenerbahçes që mbështesin vrasësin dhe agresorin që po bombardon vendin tonë”, ka shkruar Bodnar në llogarinë në Twitter.
“I jam mirënjohës popullit mik turk për mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës dhe komentet e tyre që dënojnë sjelljen e papërshtatshme të tifozëve”, shtoi ai.
Futbol adil bir oyun. Dün Dynamo Kyiv daha güçlüydü.
Fenerbahçe taraftarlarından, ülkemizi bombalayan Rus katil ve saldırgan lehine destek sözlerini duymak çok üzücüdür.
Dost 🇹🇷 halkına 🇺🇦’ya desteği ve taraftarların uygunsuz eylemlerine ilgili değerlendirmesi için minnettarım.— Vasyl Bodnar (@VasylBodnar) July 28, 2022
Dynamo Kyiv mbrëmë mundi Fenerbahçen me rezultat 2:1 dhe kaloi në raundin tjetër të garës.
Shtypi turk raportoi se brohoritjet e papërshtatshme nisën pas fillimit të pjesë së dytë, ku ukrainasit kaluan në epërsi përmes Vitaly Buyalsky në minutën e 57-të.
Bujalski e shfaqi gëzimin, por gjyqtari e zverdhi duke e vlerësuar ka provokuar tifozët.
Mbështetësit e Fenerbahçes më pas filluan të thërrisnin emrin e presidentit rus Vladimir Putin.
Mediat turke raportuan se trajneri i Dynamo Kyiv, Mircea Lucescu, nuk pranoi të marrë pjesë në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
“Gjithçka funksionoi siç duhej dhe ne fituam. Por ne nuk kemi marrë parasysh tifozët. Nuk e prisja këtë lloj këndimi”, tha Lucescu në një intervistë televizive. /Telegrafi/