Site icon Telegrafi

Skandali që bëri France Football me Novak Djokovicin në ndarjen e Topit të Artë për gra

France Football ka shkaktuar skandal në ceremoninë e Topit të Artë, duke lejuar një person të padisiplinuar si Novak Djokovic të ndajë trofeun për Aitana Bonmatin.

Futbollistja 25 vjeçare shijoi një sezon mahnitës 2022-23 për klubin dhe vendin.

Mesfushorja fitoi Primera Division, Ligën e Kampionëve për femra dhe Superkupën e Spanjës me Barcelonën.

Lexo po ashtu Aitana Bonmati fiton Topin e Artë në konkurrencën e femrave

Më pas ajo u emërua lojtarja e turneut pasi frymëzoi Spanjën në fitimin e Kupës së Botës për femra.

Megjithatë, derisa ceremonia po shkonte si është më së miri, France Football kishte vendosur që teniseri i padisiplinuar të ndante Topin e Artë për Bonmatin.

Ai jo vetëm që bëri një prezantim skandaloz, por edhe harroi ta dorëzonte Topin e Artë në duart e futbollistes spanjolle.

Lexo po ashtu Çfarë i tha Messi, Haalandit pasi që e fitoi Topin e Artë

Bonmati mbeti e shtangur në podium, ndërsa u dashtë ndërhyrja e Didier Drogbas (që ishte prezantues i ceremonisë) për t’ia kujtuar nacionalistit serb se duhej t’ia kishte ofruar trofeun.

Madje, shumë lexues të SunSport kritikuar France Football për lejimin e Djokovic që të ndante çmimin, duke ditur se ai në të kaluarën ka thënë se burrat dhe gratë në sport nuk mund të kenë pagë të njëjtë.

Një lexues shkroi: “Unë nuk e kuptoj pse Djokovic e prezantoi këtë çmim. Ai nuk është as feminist apo mbështetës i grave në sport! Ai ka dalë kundër pagës së barabartë në tenis!!!”.

Lexo po ashtu Arritje historike, rekorde – Messi e merr në duar Topin e Artë për herë të tetë në karrierë

Një tjetër shkroi: “Nuk e kuptoj vërtet pse po dëgjonim për arritjet dhe karrierën e Novak Djokovic, kur fokusi duhej të ishte te gratë e talentuara, por gjithsesi, ka ende një rrugë të gjatë për të bërë përpara se futbolli i grave të konsiderohet i barabartë me lojën e meshkujve”.

I treti shtoi: “Vërtet nuk e kuptoj pse Djokovic u zgjodh për të dhuruar Topin e Artë për gra. Me gjithë botën që e shikonte, kjo ishte një mundësi për të festuar gratë. Një mundësi për të promovuar barazinë gjinore. Kjo ceremoni dështoi dhe ishte skandaloze”. /Telegrafi/

Exit mobile version