Site icon Telegrafi

Skandali për festën e ditëlindjes ku nuk lejohej hyrja e Kanye West – Kim nuk dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me ish-bashkëshortin

Foto: Getty Images

Javën e kaluar, Kim Kardashian dhe Kanye West, dëshmuan raportin që kanë me njëri-tjetrin.

Të premten, videot nga intervista e West me Hollywood Unlocked përmbanin pretendime nga ai se Kardashian po i mbante fëmijët larg tij dhe se sigurimi e ndaloi atë të hynte në shtëpinë e saj kur i kthente fëmijët nga shkolla.

Ndërkohë, burime pranë yllit të “Keeping Up With the Kardashians” kanë thënë se ajo nuk po e mban larg por i ka kërkuar ta telefonojë përpara se të vinte.

Kim Kardashian dhe Kanye (Foto: Getty Images)

Më pas, West hodhi një këngë në të cilën ai përmendi rrahjen e të dashurit aktual të Kardashian, komedianit Pete Davidson.

Ai kishte pohuar gjithashtu se Davidson ishte në shtëpinë e Kardashian ditën që iu ndalua të hynte, por kjo ishte mohuar. Të shtunën, situata u përshkallëzua më tej kur reperi publikoi një video në mediet sociale duke pretenduar se atij nuk i ishte dhënë adresa për festën e ditëlindjes së vajzës së tij Chicago. Përfundimisht, arriti në ngjarje dhe më vonë tha se Travis Scott e ndihmoi të futej brenda.

Lexo po ashtu Kanye West falënderon Travis Scott që i dërgoi adresën për festën e ditëlindjes së vajzës së tij, thotë se Kylie Jenner e la të hynte pasi sërish u ndalua nga sigurimi

Të dielën, një burim i afërt me Kardashian tha për E!Neës se ‘Kanye nuk ishte i ftuar në ditëlindjen e vajzës’.

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Getty Images)

Burimi shtoi,”Kim dhe Kanye nuk janë në marrëdhënie të mira tani. Ajo me të vërtetë po përpiqet të ruajë paqen mes tyre dhe për hir të fëmijëve”.

“Kim është me të vërtetë e mërzitur që Kanye vazhdon të flasë për çështjet familjare në rrjetet sociale”, pohoi burimi i brendshëm.

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Getty Images)

Artisti amerikan së fundmi ka filluar të takohet me aktoren Julia Fox, e cila me sa duket ka qenë një lehtësim për Kardashian pas disa muajsh që West deklaroi publikisht se dëshiron një pajtim me të. /Telegrafi/

E dashura e re e Kanye West (Wire Image)
Exit mobile version