Site icon Telegrafi

Skandal te Galatasaray: Podolski me fanellë më ndryshe se bashkëlojtarët (Foto)

Galatasaray ka pësuar humbje kundër Besiktasit.

Ky i fundit triumfoi si mysafirë në stadiumin Turk Telekom Arena me rezultat 1-0.

Ishte i huazuari i Portos, Anderson Talisca i cili realizoi gol prej gjuajtjes së lirë edhe në saje të një devijimi të topit.

Përveç një ndeshje mjaft dinamike dhe disa rasteve të krijuara, ndeshjen e përshkroi edhe me një skandal në radhët e skuadrës së Galatasaray.

Futbollisti i kësaj të fundit kishte veshur një fanellë me tre yje, të cilat një i tillë është i barazvlefshëm me pesë tituj të kampionit, transmeton Telegrafi.

E dihet botërisht se i vetmi klub që i ka katër yje në shtetin turk është ‘Cim Bom Bom’ në saje të 20 titujve të fituar në ligën elitare të Turqisë.

Lexo po ashtu Talisca i solli fitoren Besiktasit me supergol kundër Galatasarayt (Video)

Theksojmë se tre yje, përkatësisht 19 tituj i ka Fenerbahçe ndërsa Besiktas i ka dy yje me 14 tituj gjersa shtatë herë kampion, gjegjësisht Trabzonspor me shtatë trofe. /Telegrafi/

Exit mobile version