Telegrafi

Skandal pas skandali në ceremoninë e Topit të Artë: Emiliano Martinez dhe babai i tij mbetën të shtangur nga francezët që i vërshëllyen

Ceremonia e dhënies së Topit të Artë për vitin 2023 kishte dy skandale të mëdha dhe pamjet tashmë kanë filluar të bëjnë xhiro nëpër rrjetet sociale.

Skandali i parë ishte ajo me Novak Djokovic, të cilën e kemi raportuar orë më parë, ndërsa i dyti përfshinë francezët që ishin në sallën ku mbahej ceremonia.

Portieri argjentinas Emiliano Marinez mori çmimin Lev Yashin, duke u zgjedhur kështu portieri më i mirë i vitit 2023.

Lexo po ashtu Skandali që bëri France Football me Novak Djokovicin në ndarjen e Topit të Artë për gra

Martinez dhe babai i tij qëndruan mënjanë për të komentuar çmimin, ndërsa u shfaq pritja e tij e famshme nga finalja e Kupës së Botës.

Teksa u shfaq portieri, turma nisi me vërshëllimet dhe Martinez dhe babai i tij dukeshin të zhgënjyer.

Lexo po ashtu Reagimi i Mbappes dhe Deschamps kur Emi Martinez e fitoi çmimin e portierit të vitit

Didier Drogba që ishte prezantues i ceremonisë ndërhyri menjëherë dhe i kërkoi njerëzve që të ndalonin dhe të përpiqeshin që të respektonin sportin. /Telegrafi/