Telegrafi

Skandal në Turqi, Montella përleshet me Balotellin dhe tenton ta godas sulmuesin italian

Adnaa Demirspor është rikthyer në elitën e futbollit turk, ku ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 Umraniyespor.

Megjithatë në fund të ndeshjes ka ndodhur një incident tek skuadra vendase dhe përderisa është në atë skuadër Mario Balotelli, atëherë sigurisht se ai është i përfshirë.

Me të përfunduar ndeshja, trajneri i Adana Demirspor, Vincenzo Montella pati një përplasje me sulmuesin italian.

Teknikut italian i iku durimi me Super Marion dhe tentoi ta godas atë, mirëpo në atë moment ndërhynë pjesa tjetër e stafit dhe lojtarëve duke i ndarë dhe duke bërë që situata mos të eskaloj.

Gjithsesi Mario Balotelli ishte i qetë dhe nuk reagoi, derisa trajneri Montella pas ndeshjes tha se çdo gjë ka mbaruar atë dhe se ishte i acaruar me Marion për shkak se pret shumë më shumë nga ai.

“Nuk kam nevojë të them asgjë për atë që ndodhi në fushë. Mund të them vetëm se ai është nën pritshmëritë e mia”, tha Montella.

“Mund të ketë tensione të tilla në fund të ndeshjes, nuk do të shtoj asgjë tjetër”.

“Pritshmëritë tona prej tij jan më të larta, në fushë adrenalina bën të them gjëra të tjera, por për mua kjo gjë ka mbaruar”, deklaroi Montella. /Telegrafi/