Lionel Messi dhe Neymar janë duke u hetuar nga gjykata spanjolle për evazion fiskal, por ky nuk lajm tashmë.
Tashmë lajm është bërë prokuroja e cila drejton këtë rast Marta Silva, e cila është tifoze e Real Madridit.
Silva është parë në shkallët e Santiago Bernabeut gjatë fitores së Los Blancos me rezultat 3-0 ndaj Real Sociedadit.
E gjitha kjo ka shkaktuar shumë bujë në mediat në Spanjë dhe në rrjetet sociale.
Kjo nuk shikohet si një lëvizje e menduar mirë nga Marta Silva, pasi tashmë ajo është cak i tifozëve të Barçës të cilët kanë frikës se preferencat e saj sportive do të ndikojnë në mbarëvajtjen e hetimeve dhe vendimit final. /Telegrafi/