Telegrafi

Skandal gjatë një takimi përmes Zoom të këshillit të qytetit brazilian – njëri nga pjesëmarrësit kapet duke bërë seks

Ky është momenti kur një nga pjesëmarrësit e një takimi përmes Zoom harroi të fikte kamerën e tij dhe u kap duke bërë seks në sfond.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, takimi u drejtua nga një anëtar i Partisë për Socializëm dhe Liri, Leonel Brizola, i cili vazhdoi diskutimin me gjithë skenat që transmetoheshin përmes burimeve video.

Ishte një takim për këshillin e qytetit Rio de Janeiro, për të cilin gazeta lokale Metropoles raportoi se diskutohej se si të garantohej ushqimi për studentët në sistemin komunal gjatë pandemisë.

Por pamjet tregojnë se si pjesëmarrësi i Zoom në rreshtin e mesëm në krahun e djathtë të ekranit la “takimin dhe filloi të bënte seks në sfond”.

Burri nuk ishte këshilltar, sipas gazetës lokale Globo.

Këshilltarët e tjerë në takim raportohet se vunë re skenat, por vendosën të injorojnë atë dhe të vazhdojnë të diskutojnë çështjen në fjalë.

Në një deklaratë, Brizola tha se episodi ishte një ‘i pavullnetshëm’ dhe u pendua që tema aktuale e takimit nuk po theksohej në raportet e mediave.

Brizola tha: “Sapo vumë re se çfarë po ndodhte, menjëherë u kërkuam njerëzve që kontrollonin audion dhe videon të pjesëmarrësve që të hiqnin atë nga pamja”.

Takimi thuhet se vazhdoi edhe për katër orë të tjera pa ndërprerje të mëtejshme, por është e paqartë nëse personi i përfshirë është dënuar për ngjarjen. /Telegrafi/