Telegrafi

“S’kam pasur asnjë lloj aksidenti” – Meriton Mjekiqi reagon përmes një videomesazhi

Sot gjatë ditës u raportua se moderatori Meriton Mjekiqi është perfshirë në një akisdent të rëndë.

Pasi lajmi kishte bërë bujë nëpër medie se gjendja e tij ishte e rënë, reagim kishte edhe nga partnerja e tij Ilinsa Agolli, e cila u shpreh tejet e shqetësuar për shkak që ky lajm ishte i rremë dhe kërkonte ndërhyrjen e Autoritetit të Medias Audiovizive, për të marrë masa ndaj shpërndarjes së lajmeve të tilla të rreme.

Por, nuk ishte e vetmja Ilnisa me një reagim, pasi pas saj, përmes një videoje të publikuar në Instagram, reagoi vetë Meritoni.

Foto: Meriton Mjekiqi/Instagram

Ai u shpreh: “Përshëndetje familjarë, miq e dashamirës, unë jam shumë mirë. Për fat të mirë s’kam pasur asnjë lloj aksidenti, mos u shqetësoni sepse shëndeti im është shumë mirë. Ju kërkoj shumë ndjesë që jeni shqetësuar edhe faleminderit që jeni interesuar”.

Më tutje ai u shpreh: “Portalet duhet të jenë më të kujdesshme, e sidomos te pjesa kur shkurajnë diçka të tillë, sepse e shqetësojnë familjen, njerëzit e dashamirësit, të cilët janë gjithmonë pjesë e jotja. Portaleve, edhe pse kam të drejtë padie për një shpifje të tillë, për momentin nuk jam marrë me diçka të tillë, por, më e rëndësishmja ishte që sot të dal dhe t’ju tregoj që jam shumë mirë”.

“Sot dola me një ditë tjetër, si çdo ditë, të cilën e kam me shumë punë, duke e bërë gati edhe emisionin dhe sezonën e re, që do të jem prej televizioneve më të mëdha shqiptare. Kështu që prej meje Meritonit, mirupafshim, uroj që të jeni më prefosionalë dhe të keni kujdes me mënyrën se si e transmetoni lajmin te publiku. Ju dua shumë, faleminderit shumë për interesimin dhe për gjithçka! Ju jam mirënjohës, jam shumë mirë. Faleminderit”, përfundoi Meritoni. /Telegrafi/