Telegrafi

“Skadovski është Ukrainë” – bashkëpunëtorët pro-rusë varin infermieren Tetiana Mudrenko

Ilustrim

Bashkëpunëtorët pro-rusë dyshohet se varën infermieren lokale Tetiana Mudrenko, 56-vjeçare, në atë që ishte një ekzekutim publik në rrugët e Skadovskit të pushtuar në rajonin e Khersonit, raportoi Financial Times duke cituar Natalia Chorna-n, motrën e të ndjerës dhe disa dëshmitarë.

Sipas burimeve të cituara në artikull, Mudrenko u ekzekutua pasi ajo denoncoi oficerët e policisë për bashkëpunim me Rusinë dhe thirri: “Skadovski është Ukrainë!”, transmeton Telegrafi.

“Ata i hodhën diçka në gojë dhe më pas e varën para ndërtesës së gjykatës së qytetit”, tha Chorna.

Sipas dëshmitarëve, bashkëpunëtorët pro-rusë rrëmbyen Mudrenkon dhe bashkëshortin e saj, Anatoli Orekhov, nga shtëpia e tyre. Burri u lirua për të varrosur gruan e tij; pastaj, ai u zhduk.

Mudrenko kishte kritikuar vazhdimisht forcat pushtuese ruse dhe mori pjesë në tubimet pro-ukrainase në Skadovsk.

Chorna më pas pranoi një certifikatë vdekjeje nga morgu lokal, duke deklaruar se shkaku i vdekjes së Mudrenkos ishte “asfiksia mekanike”, që do të thotë se presioni ekstrem fizik ishte ushtruar në qafën e saj, shkroi Financial Times.

Banorë të tjerë të Skadovsk i thanë Financial Times se njerëzit që jetonin në qytet po burgosen dhe pasuritë e tyre po konfiskohen kur po i shprehin qëndrimet e tyre kundër Rusisë. /Telegrafi/