Telegrafi

Skadon klauzola për prishjen e kontratës së Lautaros

Lautaro Martinez (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Klauzola prej 111 milionë eurosh për prishjen e kontratës së sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, skadon sot (7 korrik 2020), prandaj duket se argjentinasi do të qëndrojë në Giuseppe Meazza.

Barcelona kishte shprehur interesim të vazhdueshëm për transferimin e 22-vjeçarit në muajt e fundit, ndërsa moment kyç konsiderohej klauzola e veçantë në kontratën e tij.

Sipas saj, në rast se një klub paguante 111 milionë euro deri më 7 korrik 2020, mund t’ia prishte sulmuesit kontratën me Interin.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, Blaugranët janë përpjekur që të shfrytëzojnë opsione tjera duke përfshirë lojtarë në marrëveshje, në mënyrë që të mos e paguanin shumën e caktuar, gjë që nuk është pranuar nga ziklatrit.

Lexo po ashtu Interi synon ta ‘blindojë’ Lautaron me kontratë të re dhe rritje të klauzolës

Dhe meqenëse kjo pikë në kontratën e Martinez nuk është shfrytëzuar deri më sot, Calciomercato.com raporton se Lautaro do ta vazhdojë karrierën te Nerazzurrët.

Fuqia financiare e klubeve të mëdha evropiane është reduktuar si pasojë e pandemisë së coronavirusit, prandaj Barcelona e ka pasur të vështirë që ta paguajë shumën prej 111 milionë eurosh. /Telegrafi/