Klauzola prej 111 milionë eurosh për prishjen e kontratës së sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, skadon sot (7 korrik 2020), prandaj duket se argjentinasi do të qëndrojë në Giuseppe Meazza.
Barcelona kishte shprehur interesim të vazhdueshëm për transferimin e 22-vjeçarit në muajt e fundit, ndërsa moment kyç konsiderohej klauzola e veçantë në kontratën e tij.
Sipas saj, në rast se një klub paguante 111 milionë euro deri më 7 korrik 2020, mund t’ia prishte sulmuesit kontratën me Interin.
Mirëpo, Blaugranët janë përpjekur që të shfrytëzojnë opsione tjera duke përfshirë lojtarë në marrëveshje, në mënyrë që të mos e paguanin shumën e caktuar, gjë që nuk është pranuar nga ziklatrit.
Dhe meqenëse kjo pikë në kontratën e Martinez nuk është shfrytëzuar deri më sot, Calciomercato.com raporton se Lautaro do ta vazhdojë karrierën te Nerazzurrët.
Fuqia financiare e klubeve të mëdha evropiane është reduktuar si pasojë e pandemisë së coronavirusit, prandaj Barcelona e ka pasur të vështirë që ta paguajë shumën prej 111 milionë eurosh. /Telegrafi/