Zëdhënësi i Lëvzijes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka ironizuar me partitë opozitare të cilat aktualisht nuk arritën ta dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Manxhuka në një postim në Facebook, ka shkruar se opozita ka refuzuar shkuarjen në zgjedhje.
Ai madje thotë se në 100 ditët e para të qeverisjes opozita paralajmëroi zgjedhje, e pas 1000 ditëve siç duket iu ndryshua mendja.
“Qysh prej 100 ditëshit të parë të Qeverisë kishin kërkuar e paralajmëruar zgjedhje. Thanë nuk janë të kënaqur me qeverisjen dhe se ishin edhe ata të dëshpëruar me neve. Por siç duket 1000 ditët që pasuan në qeverisje ia ndryshuan mendje opozitës. Ata sot e konfirmuan që janë të kënaqur me Albin Kurtin kryeministër. Puna vazhdon, puna e mbarë Albin Kurti”, ka shkruar Manxhuka.
Ndryshe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një konferencë për media bëri të ditur se se propozimi i PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit nuk ka marrë mbështetjen e duhur. /Telegrafi/