Rritja e pagave në sektorin publik, pa rritjen ekonomike të vendit, nuk duhet të ndodhë asnjëherë. Kështu vlerësojnë njohës të ekonomisë në vend. Madje, këtë kushtëzim ata e shohin si veprim të qëlluar të kësaj Qeverie.
Ata vlerësojnë se rritja e pagave më herët është bërë në mënyrë të politizuar dhe pa e vlerësuar ndonjë performancë.
Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë për Tribuna Channel, se rritja e pagave që ka ndodhur pa rritje ekonomike në vend e ka dëmtuar sektorin privat.