Këngëtari i njohur korçar, Young Zerka, është shumë i pëlqyer për zhanrin të cilin ai e këndon.
Ai është i njohur për të gjithë si djali me flokë kaçurrela, i cili këndon në stilin xhamajkan – pasi kështu u bë i njohur që në fillimet e tij.
Mirëpo sa i përket dukjes, këngëtari Zerka ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik së fundmi, duke i prerë flokët e tij.
Ai tashmë nuk i ka kaçurrelat, pasi ka vendosur t’i mbajë flokët e shkurtra.
Young Zerka publikoi madje në rrjetin social Instagram një video, duke treguar tërë procesin, që nga momenti kur floktari i tij filloi t’i heqë flokët e deri në rezultatin final.
“Kapitull i ri, mirupafshim kaçurrela”, ka shkruar ai në mbishkrimin e kësaj videoje.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave përbri videos nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për ndryshimin e ri. /Telegrafi/