Site icon Telegrafi

“Sjena mo” arrin 20 milionshin (Video)

Padyshim se është njëra nga këngët më të mira të publikuara gjatë sezonit veror.

Geti dhe Majki kanë goditur me këtë projekt që u dëgjua nga të gjitha moshat dhe kudo ku ka shqiptar, transmeton Telegrafi.

Suksesin e kësaj kënge e vërtetojnë edhe klikimet e shumta në kanalin “Youtube”.

Deri më tani kjo këngë, e cila po vazhdon të ndëgjohet akoma ka arritur 20 milionë klikime.

Ndryshe artistët po punojnë për projektet e reja që priten të publikohen në fund të këtij muaji. /Telegrafi/

Exit mobile version