Telegrafi

Sjellje antisociale, raport psikiatrik dhe shmangie e gjobave: Lehmann akuzohet tani se ka sulmuar me motor-sharrë garazhin e fqinjit

Legjenda e Arsenalit, Jens Lehmann mund të përfundojë me disa vite në burg, pasi akuzohet se ka sulmuar garazhin e fqinjit të tij me motor-sharrë.

Ish-portieri i Topçinjve duhet të dalë para një gjykate pasi akuzohet për disa raste të sjelljes antisociale.

Lehmann bëri 200 paraqitje për Arsenalin gjatë pesë viteve në Angli, duke fituar Ligën Premier dhe FA Cupn.

Lexo po ashtu Në këtë ditë të vitit 2006, Jens Lehmann tërhoqi 'Fletën e mashtrimit' nga çorapet e tij për mënyrën se si i gjuajnë penalltitë lojtarët e Argjentinës

Megjithatë, 53-vjeçari tani po përballet me një raport psikiatrik në një gjykatë gjermane, sipas Bild.

Thuhet gjithashtu se portieri i pensionuar – i cili ishte anëtar i ekipit të famshëm të Invicibles të 2003-04 – ka shmangur gjobat e shumta të parkimit.

Si rezultat, Lehmann akuzohet për disa shembuj të sjelljes antisociale dhe do të përballet me një raport psikiatrik për një çrregullim të personalitetit antisocial.

Në fillim të këtij viti, gjermani u akuzua se kishte dëmtuar pronën e fqinjit të tij me një motor-sharrë elektrike.

Shpërthimi i tij supozohet se erdhi sepse garazhi po i bllokonte pamjen e liqenit Starnberg në Bavari.

Policia pretendon se e ka kapur ngjarjen në një kamerë që ishte vendosur në afërsi të garazhës.

Lexo po ashtu Gjyqtari i njohur anglez, Mark Clattenburg ka zbuluar emrat e pesë lojtarëve më të bezdisshëm për gjyqtarët e futbollit

Lehmann ka mohuar çdo keqbërje. Portieri legjendar akuzohet gjithashtu se ka shmangur tarifat e parkimit në aeroportin e Mynihut në dy raste.

Ndërkohë, ai dyshohet se ka fyer oficerët në një rast të veçantë, pasi u kap duke përdorur telefonin gjatë vozitjes.

Lehmann është gjobitur më parë si për evazion fiskal, ashtu edhe për ndihmë dhe nxitje për të shpëtuar nga një aksident. /Telegrafi/