Telegrafi

Sjell pamje nga xhirimet e klipit të ri, Don Xhoni zbulon se lansohet së shpejti

Ai ka nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor që disa muaj.

Bëhet fjalë për reperin nga Drenica, Don Xhon, i cili tashmë u ka sjell fansave disa pamje nga klipi i ri.

I njëjti ka shpërndarë disa fotografi në InstaStory, me anë të të cilave jep një vështrim të asaj që do të shohin së shpejti.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndonëse nuk zbuloi më shumë rreth këngës, 23 vjeçari ka lënë të kuptohet se do të lansohet këtë muaj.

Lexo po ashtu Don Xhoni ndalohet nga policia në Holandë

“Edhe këtë herë si gjithherë..shihemi shpejt”, ka shkruar ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Duket se edhe ky klip i tij do të jetë i veçantë, pasi i kushton kujdes të madh mënyrës së realizimit.

“A m’don” mban titullin projekti i fundit i Don Xhonit, të cilin e solli gjatë muajve të verës.

Foto: Screenshot/Instagram

Ky projekt ka kaluar shifrën e mbi 30 milionë klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/