Ai ka nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor që disa muaj.
Bëhet fjalë për reperin nga Drenica, Don Xhon, i cili tashmë u ka sjell fansave disa pamje nga klipi i ri.
I njëjti ka shpërndarë disa fotografi në InstaStory, me anë të të cilave jep një vështrim të asaj që do të shohin së shpejti.
Ndonëse nuk zbuloi më shumë rreth këngës, 23 vjeçari ka lënë të kuptohet se do të lansohet këtë muaj.
“Edhe këtë herë si gjithherë..shihemi shpejt”, ka shkruar ai.
Duket se edhe ky klip i tij do të jetë i veçantë, pasi i kushton kujdes të madh mënyrës së realizimit.
“A m’don” mban titullin projekti i fundit i Don Xhonit, të cilin e solli gjatë muajve të verës.
Ky projekt ka kaluar shifrën e mbi 30 milionë klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/