Site icon Telegrafi

Sjell në jetë foshnjën në tualetin e aeroplanit – fluturakja po udhëtonte nga Denveri drejt Orlando

Një grua ka lindur një foshnje të shëndoshë në tualet derisa po udhëtonte me aeroplan të Frontier Airlines, thuhet në kumtesën e kësaj aviokompanie në Facebook.

Pasagjerja kishte ndjerë dhimbje të mëdha gjatë fluturimit nga Denveri në drejtim të Orlandos, thuhet ndër tjera në kumtesë, transmeton Telegrafi.

Gjatë fluturimit stjuardesa Diana Giraldo, i kishte dalë në ndihmë duke e dërguar në tualet dhe asistuar gjatë lindjes.

Në kumtesë thuhet se kapiteni Chris Nye që drejtonte pilotonte fluturaken, ka thënë se aeroplani ishte kthyer për në Pensacola, për ta kërkuar pistën më të afërt ku më pas kishte vazhduar rrugëtimin drejt Orlando.

Nëna dhe foshnja ishin dërguar më pas me urgjencë në spital, nga ku është konstatuar se që të dyja gëzojnë shëndet. /Telegrafi/

 

Exit mobile version