Telegrafi

Sjell në jetë foshnjën në fluturake derisa po udhëtonte në Indi, e asiston mjekja që rastisi të jetë në aeroplan

Një grua ka lindur një vajzë derisa aeroplani ishte duke udhëtuar nëpër Indi, shkruan Sky News.

Anëtarët e ekuipazhit e kanë ndihmuar mjeken, që një nënë e re ta sjell në jetë vajzën – e prezenca e mjekes është cilësuar si rastësi e këndshme, transmeton Telegrafi.

Aeroplani i aviokompanisë IndiGo po udhëtonte nga Bengalore në drejtim të Jaipurit, kurse me të kuptuar se çfarë po ndodhte – ekuipazhi njoftuan kullën që ta bëjnë gati një autoambulancë pranë pistës.

Gjithashtu është bërë e ditur se nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore. E mjekja që asistoi në lindje, Subahana Nazir është punonjëse shëndetësore në hekurudhat e Indisë.

E për asistimin i është thënë një mirënjohje nga aviokompania. Kujtojmë që lindjet në aeroplanë janë shumë të rralla dhe ndodhin një në 26 milionë pasagjerë. /Telegrafi/