Një grua ka lindur një vajzë derisa aeroplani ishte duke udhëtuar nëpër Indi, shkruan Sky News.
Anëtarët e ekuipazhit e kanë ndihmuar mjeken, që një nënë e re ta sjell në jetë vajzën – e prezenca e mjekes është cilësuar si rastësi e këndshme, transmeton Telegrafi.
Aeroplani i aviokompanisë IndiGo po udhëtonte nga Bengalore në drejtim të Jaipurit, kurse me të kuptuar se çfarë po ndodhte – ekuipazhi njoftuan kullën që ta bëjnë gati një autoambulancë pranë pistës.
Gjithashtu është bërë e ditur se nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore. E mjekja që asistoi në lindje, Subahana Nazir është punonjëse shëndetësore në hekurudhat e Indisë.
E për asistimin i është thënë një mirënjohje nga aviokompania. Kujtojmë që lindjet në aeroplanë janë shumë të rralla dhe ndodhin një në 26 milionë pasagjerë. /Telegrafi/