Site icon Telegrafi

“S’jam xheloze për goca që nuk dinë të lidhin katër fjalë”- Ilnisa e revoltuar me Meritonin pas vallëzimit me Riken

Merioni dhe Ilnisa kanë qenë të pandarë deri në momentin kur Meritoni vallëzoi me Riken dhe duket që Ilnisa ka xhelozuar.

Ilnisa ka debatuar ashpër me Meritonin, pas atij vallëzimi që bëri me Riken në shtëpi.

Ilnisa e quan Riken vajzë që nuk di t’i lidhë katër fjalë: “Fare nuk jam xheloze, unë e di se sa vlej. Të bëhem unë xheloze për puplat, për goca që nuk dinë t’i lidhin katër llafe, që kanë veç agresion në fytyrë.”

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Më tutje Ilnisa shprehet: “Nuk më bëhet vonë, por jot ë kërceje ti si një adoleshent, dhe me kë? Me dikë që ka kërcyer gjysma e rruzullit.”

Ilnisa i shprehet Meritonit duke i thënë se nuk po e respektonte dhe se nuk e lejon askënd ta hedhë poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version