Site icon Telegrafi

Situatë e paqartë në BBVA? Luiz Ejlli nuk lë të kuptohet nëse ka gënjyer apo jo për “tumorin” e tij

Një situatë tejet e çuditshme ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Big Brother VIP Albania.

Kjo pasi në fillim të spektaklit u transmetua klipi kur këngëtari Luiz Ejlli, i kishte rrëfyer në një moment gjatë javës prezantueses Kiara Tito se vuan nga një sëmundje e rëndë, që dyshon se është tumor.

Por kur ai është ftuar në dhomën e rrëfimit të martën nga Arbana, Luizi ka hezituar të flasë mbi çështjen, teksa ka thënë se ka qenë duke e treguar historinë e një shoku të tij, por që e ka thënë në vetën e parë.

Me insistimin e produksionit, këngëtari shkodran ka vazhduar që të lë në pikëpyetje gjithçka, duke e mbyllur deklaratën e tij thjeshtë me tregimin se ka ndjerë simptoma të ngjashme me mikun e tij.

Atij iu ofrua mundësia që të shkonte direkt në spital me përcjelljen e kamerave për të kryer testet mjekësore edhe një herë, por e ka refuzuar një gjë të tillë.

Ndërkohë, vet prezantuesja Arbana Osmani ka bërë të ditur për opinionin se Luizi ka kryer testet para se të hyjë në BBVA dhe ka rezultuar gjithçka në rregull. /Telegrafi/

Exit mobile version