Gati 200.000 njerëz janë urdhëruar të evakuohen pasi autoritetet në Kaliforni po përpiqen të rregullojnë digën më të lartë në Amerikë e cila mund të shkarkohet në mënyrë të pakontrollueshme, pasi thuhet se është dëmtuar rëndë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, civilëve u është thënë që të marrin makinat e tyre dhe të largohen nga zona Oroville Dam në Kaliforninë Veriore.
Reshjet e mëdha do të thotë se kanë bërë që uji në liqenin Oroville të arrijë nivelin më të lartë në 50 vitet e fundit.
Bëhet e ditur se Liqeni Oroville ndodhet rreth 242 kilometra në verilindje të San Franciskos, ndërsa diga Oroville, prej 235 metrash, është më e larta në SHBA. /Telegrafi/