Site icon Telegrafi

Situata në vijën e frontit është ‘përshkallëzuar ndjeshëm’, thotë Ukraina

Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës ka thënë se situata në vijën e frontit verilindor është “përshkallëzuar ndjeshëm”.

Rusia shpreson të thyejë mbrojtjen në drejtimin Kupiansk-Lyman, tha gjeneral-koloneli Oleksandr Syrskyi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai tha se ushtria ruse dëshironte “hakmarrje” duke rimarrë territorin e pushtuar dikur në zonë.

Rusia nisi një sulm në dhe rreth Kupiansk në fillim të gushtit, duke lëvizur vijën e frontit me dy milje.

Atje janë parë “breshëri predhash” mbi qytet, duke bërë që autoritetet lokale të nisin një evakuim civil. /Telegrafi/

Exit mobile version