Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur sot se ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa kanë biseduar për situatën atje pas agresionin rus.
Zelensky në një postim në Twitter ka vlerësuar ndihëm praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë.
“Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Folëm për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës. #StopRusia”, shkruan Zelensky.
Ndryshe sot në ora 9:00 është arritur marrëveshja për armëpushim të përkohshëm në dy qytetet ukrainase Mariupol dhe Volnovakha. /Telegrafi/
Had a phone conversation with ?? Prime Minister @ediramaal. Spoke about the fight against Russian invaders. Discussed joint work within ??. We appreciate the practical help and support of Albania in this difficult time. We are doing everything to end the war. #StopRussia
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 5, 2022