Site icon Telegrafi

Situata në grupin e Shqipërisë

Shqipëria ka luajtur baras ndaj Maqedonisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.

Në këtë mënyrë, kombëtarja kuqezi nuk arriti të marrë pikë të plota dhe ka mbetur prapa me rivalët që e kryesojnë Grupin G.

Tash, kombëtarja jonë numëron 13 pikë dhe ndodhet në vend të tretë në tabelë.

Lexo po ashtu Shqipëria dhe Maqedonia ndajnë pikët (Video)

Italia pas fitores minimale ndaj Izraelit është ngritur në kuotën e 19 pikëve dhe tash ka gjashtë pikë më shumë se Shqipëria (ndërsa para kësaj ndeshjeje kishte katër pikë më shumë).

Spanja që e shkatërroi Lihtenshtajnin (8-0) e ka forcuar pozitën e parë në grup me 22 pikë.

Duke qenë se Shqipëria dy ndeshjet e mbetura i zhvillon kundër Spanjës (mysafir, me 6 tetor) dhe Italisë (vendas, më 9 tetor), mundësitë janë të vogla që të shkojë më lartë se vendi i tretë në tabelë. /Telegrafi/

Exit mobile version