Site icon Telegrafi

Situata në Britani, Teresa May merr mbështetjen e presidentit Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka shprehur bindjen e tij se marrëdhëniet mes vendit të tij dhe Britanisë së Madhe do të jenë po kaq speciale edhe me Teresa May si kryeministre.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se Obama është i bindur se ai dhe pasardhësi i tij do të ruajnë dhe çojnë përpara lidhjen e ngushtë mes dy vendeve.

“Presidenti amerikan Barack Obama është i bindur se marrëdhënia speciale mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe do të vijojë edhe pasi Teresa May të marrë detyrën e kryeministres së vendit”.

Kjo është deklarata e Shtëpisë së Bardhë pas tërheqjes së ministres së energjisë Andrea Leadsom, e cila la të vetme në garë ministren e brendshme.

“Presidenti është plotësisht i bindur se ai dhe pasardhësi i tij do të jetë në gjendje për të koordinuar në mënyrë efektive jo vetëm për ta mbrojtur, por edhe të çuar përpara marrëdhënien e veçantë mes dy vendeve tona”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest në një konferencë për gazetarët.

Theresa May do të jetë kryeministrja e ardhshme e Britanisë, gruaja e dytë në historinë e Britanisë që do të drejtojë vendin pas Margaret Thatcer.

May ka marrë mbështetjen e gjerë të partisë konservatore për të drejtuar negociatat e daljes me bashkimin evropian.

Edhe pse bëri një fushatë pro qëndrimit të Britanisë së Madhe në union, May tha dje në një reagim se Brexit do të thotë Brexit.

Exit mobile version