Telegrafi

Situata e vështirë financiare, Barcelona pritet t’i lë të lirë dyshen Pjanic-Umtiti

Nuk ka qetësi te Barcelona, përkundër se kanë bërë disa transferime të mëdha deri më tani.

Klubi katalunas po përballet me vështirësi të mëdha financiare dhe pritet të ketë disa largime gjatë afatit kalimtar të verës.

Por jo për të gjithë lojtarët ka oferta dhe katalunasit kanë menduar që për tu liruar nga pagat e mëdha, disa nga ta t’i lënë edhe të lirë.

Mundo Deportivo sot ka shkruar se dy lojtarët që do të lihen të lirë pas 12 korrikut janë Miralem Pjanic dhe Samuel Umtiti.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Barcelona

Katalunasit do të presin deri më 12 korrik (data kur fillojnë stërvitjet) nëse do të ketë oferta për dy lojtarët në fjalë dhe nëse nuk ka asnjë, atëherë do t’i lënë të lirë të largohen.

Presidenti Joan Laporta ka marrë këtë vendim pasi dy futbollistët kanë paga të mëdha dhe do të liroheshin shumë nga ta.

Mbrojtësi francez fiton një pagë prej 12 milionë eurove në sezon, derisa boshnjaku Pjanic ka tetë milionë euro vitin.

Menjëherë pas rinisjes së grumbullimit, të dy futbollistëve do t’u ofrohet mundësia të largohen si futbollistë të lirë dhe të heqin dorë nga kontrata me katalanët, ndërsa për Pjanic nuk përjashtohet një rikthim te Juventusi.

Sa i përket Umtiti, e ardhmja pritet të jetë në kampionatin anglez, ku klube si Everton, Aston Villa e Leicester janë gati t’i ofrojnë një kontratë joshëse, pasi kanë shprehur interes edhe më herët për kartonin e tij. /Telegrafi/