Mohamed Elneny përmes rrjeteve sociale ka treguar mbështetjen e tij për Palestinën pasi fotografia e profilit të mesfushorit egjiptian në Instagram ka ndryshuar në atë të flamurit të tyre.
Ky veprim vjen pasi terroristët e Hamasit nisën sulme me raketa mbi Izraelin dhe pushtuan pjesë të vendit, duke vrarë civilë dhe duke rrëmbyer të tjerë.
Ndryshimi i Elnenyt në profilin e tij vjen vetëm disa ditë pasi shoku i tij i skuadrës Oleksandr Zinchenko vendosi të kufizojë llogarinë e tij në Instagram nga publiku pasi u vu në shënjestër nga thumbimet në mediat sociale pasi shkroi: “Jam me Izraelin”.
Reprezentuesi egjiptian postoi edhe në vitin 2021 një mesazh mbështetjeje për Palestinën, duke postuar në Twitter: “Zemra dhe shpirti im dhe mbështetja ime për ty Palestinë”, e ndjekur nga një foto e flamurit të Palestinës dhe një emoji paqeje.
Arsenali konfirmoi në atë kohë se ata kishin folur me Elneny për ‘implikimet më të gjera’ të postimit të tij pro-palestinez në mediat sociale, i cili provokoi shqetësim nga sponsori i klubit Lavazza.
Ata i thanë Sky Sports News në atë kohë: ‘Si me çdo punonjës të Arsenalit, lojtarët tanë kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre në platformat e tyre’.
Sipas Jewish Chronicle, postimi provokoi zemërimin e tifozëve hebrenj të Arsenalit, sepse përfshinte një imazh të quajtur ‘Jetët e Palestinës kanë rëndësi’, i cili paraqiste një skicë të Izraelit të mbushur me imazhe pro Palestinës.
Ndërkohë, Jewish Gooners, një llogari në Twitter për tifozët hebrenj që mbështesin Arsenalin, ka dënuar heshtjen e botë së futbollit për konfliktin e vazhdueshëm. /Telegrafi/
Football's silence on Israel – A statement from Jewish Gooners pic.twitter.com/8X9VpzCeC7
— JewishGooners (@JewishGooners) October 11, 2023