Grupi B i Euro 2024 ka mbyllur sot ndeshjet e dyta me sfidën mes Spanjës dhe Italisë, një duel që ka konfirmuar dominimin e spanjollëve në këtë grup.
La Roja pas fitores me rezultat 1-0 ka siguruar kualifikimin e menjëhershëm për fazën e eliminimit direkt.
Spanja janë matematikisht lider i grupit me 6 pikët, ndërsa të qetë do ta presin ndeshjen e fundit në grupe ndaj Shqipërisë.
Ndërkohë, Italia mbetet në vendin e dytë me 3 pikë, ndërsa Shqipëria dhe Kroacia kanë nga një pikë.
Xhiro e fundit do ta vendos renditjen përfundimtare, pasi gara për vendin e dytë dhe të tretë mbetet e hapur.
Ndeshjet e xhiros së tretë
E hënë, ora 21:00 Shqipëri-Spanjë
E hënë, ora 21:00 Kroaci-Itali
Standings provided by Sofascore
/Telegrafi/