Sipas raportimeve të shumta, Atletico Madrid tani ka braktisur plotësisht përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Moise Kean nga Juventusi pas një testi mjekësor të dështuar.
Sulmuesi kishte qenë në tribunë për ndeshjen e tyre më të fundit dhe iu nënshtrua testeve të detajuara dje.
Sugjerimet e para ishin se ai kishte kaluar testet, por dolën më shumë probleme, pasi ai po rikthehet nga një lëndim.
Sky Sport Italia thotë se ndërsa mjekët e Juventusit besojnë se ai do të jetë i disponueshëm për të luajtur nga muaji i ardhshëm, stafi spanjoll parashikon më afër marsit.
Situata thuhet të jetë aq e keqe sa Atletico Madrid e ka hequr plotësisht planin për të nënshkruar me Kean në huazim për 500,000 euro.
↪️🛬 Moise Kean, expected to travel back to Italy later tonight after deal collapsed with Atlético Madrid.
Player also informed of Atléti ready to leave the negotiations after medical tests. pic.twitter.com/zPidpCT03A
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 30, 2024
Tani duket sikur Kean po rikthehet në Torino, duke mos pasur alternativa të tjera reale për ta lënë Juventusin në huazim.
Sulmuesi mbush 24 muajin e ardhshëm dhe nuk ka arritur të kontribuojë me asnjë gol apo asistim në 12 paraqitje në Serie A. /Telegrafi/