Pamjet e realizuara nga ajri me dron, shfaq momentin kur sistemi raketor rus hidhet në erë nga ukrainasit, ku si pasojë ndodhë një shpërthim tejet i fuqishëm nga municioni që preket nga zjarri.
Në video shihet sistemi raketor TOS-1A Buratino i pajisur me raketa termobarike që përfshihet nga zjarri, pas një sulmi të ukrainasve në Vuhledar në lindje të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Sistemi raketor rus shihet sesi hidhet në erë, dhe municioni që ishte në të shpërthen dhe krijon “topa të zjarrtë” në qiell.
Raketat e Buratinos zakonisht kur lansohen shpërthejnë në ajër dhe shpërndajnë në një rreze prej një kilometri zjarr, që ka për qëllim shkatërrimin e zonave të tëra siç janë blloqet e ndërtesave kolektive.
Kjo video vjen në kohën kur ushtarët ukrainas nga batalioni Azov u futen në istikamet plot me mercenarë të Wagnerit në afërsi të Bakhmutin – duke i detyruar të dorëzohen e një pjesë që ishte më larg të tërhiqen. /Telegrafi/